“Luizi më ka bërë bllok, ndërsa Kiara…”, Ledjona habit me deklaratën e papritur

2 May 2024, 18:00Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Luizi më ka bërë bllok, ndërsa Kiara…”,
Luizi dhe Ledjona

Ish-banorja e “Big Brother VIP” Ledjona Xheladinaj së fundmi ka qenë e ftuar në “Top Albania Radio”, ku ndër të tjera gazetarja ka treguar që Luiz Ejlli i ka bërë bllok në Instagram

E teksa i uroi çiftin për ardhjen në jetë të vajzës së tyre, Luna Maria Ejlli, Ledjona tha se Kiara Titon e ka shumë xhan, duke shtuar se këngëtari i ka bërë bllok.

Gazetarja u shpreh se nuk e di ku mund ti ketë ngelur hatri Luizit, duke treguar se ajo e ka vlerësuar atë.

“Kiarën e kam shumë xhan, tani që është bërë dhe mami i urojmë jetë të gjatë vajzës. Ka qenë një pyetësor në Instagram-in tim dhe jam pyetur për Luizin dhe faktikisht nuk më dilte që ti bëja tag dhe thash më ka bërë bllok. Nuk e di pse Luizi sepse unë e kam vlerësuar. Se di çfarë ka e se ku i ka ngelur hatri…”, tregoi Ledjona.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)


Video