Lidhja bëhet serioze! Familjarët e Endri Çekiçit dhe Megi Pojanit takohen në Stamboll (FOTO)

16 September 2022, 17:25Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lidhja bëhet serioze! Familjarët e Endri Çekiçit dhe
Megi Pojani dhe Endri Çekiçi

Lidhja mes Megi Pojanit dhe futbollistit të kombëtares shqiptare Endri Çekiçi ka qenë një ndër temat më të komentuara gjatë verës. Romanca mes tyre u zbulua nga postimet në rrjetet sociale gjatë "arratisjes" bashkë me pushime, edhe pse deri më tani asnjë prej tyre nuk e ka konfirmuar publikisht.

Kohët e fundit, udhëtimet e Megit drejt Stambollit kanë qenë të shpeshta, pasi aty luan dhe Endri. Por duket se nuk ka mbetur me kaq!

Pak ditë më parë prindërit e Endrit kanë udhëtuar drejt Stambollit, ku nga postimet duket se janë ende atje. Ndërkohë që mbrëmjen e djeshme edhe Megi Pojani është nisur bashkë me motrat e saj. Pra të dyja familjet ndodhen në Stamboll!

Mos ndoshta takimi i parë familjar mes çiftit sapo ndodhi?



Video