Nick Cannon, baba për herë të 9-të

16 September 2022, 00:09Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nick Cannon, baba për herë të 9-të
Nick Cannon

Prezantuesi televiziv amerikan, Nick Cannon ka mirëpritur fëmijën e tij të 9-të. Lajmin e ka bërë të ditur vetë 41-vjeçari përmes një postimi në Instagram, teksa ka njoftuar fansat e tij se kishte mirëpritur një vajzë me modelen 40-vjeçare, Lanisha Cole, të cilën e pagëzuan me emrin Onyx Ice Cole.

“Ju prezantoj Onyx Ice Cole…Edhe një herë sot jam i mahnitur nga qenia femërore! Zoti më ka dhënë mua dhe Lanisha Cole privilegjin të presim një engjëll këtu në tokë. Betohem se do ta mbroj, ta siguroj, ta drejtoj dhe ta dua këtë fëmijë me aftësitë e mia më të mira. Po mësoj se nuk është koha e kufizuar që kemi në këtë planet, por është sasia e kufizuar e dashurisë që është problemi. Dhe unë premtoj ta dua këtë vajzë të vogël me gjithë zemër”.

Nick dhe Lanisha zyrtarizuan lidhjen e tyre në shkurt të 2021, por ata i dhanë fund romancës së tyre gjatë muajt gusht. Kujtojmë se edhe pse Nick Cannon është babai i 8 fëmijëve të tjerë me gra të ndryshme, ai sërish po pret fëmijën e tij të 10 nga modelja 31-vjeçare Abby De la Rosa, dhe fëmijën e 11-të nga modelja Britney Bell.

 


Video