Ky shtet ka dyfishin e piramidave të Egjiptit, por shumë pak njerëz e dinë (FOTO)

22 Shtator 2022, 18:40Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ky shtet ka dyfishin e piramidave të Egjiptit, por shumë pak njerëz e dinë

Falë filmave të shumtë dhe një imazhi mendor që kemi krijuar, sa herë dëgjojmë të flitet për piramidat menjëherë e transportojmë veten në Egjipt, ku piramidat, ato varre masive në formë trekëndëshi, janë kthyer në sinonim të vetë vendit.

Por ka një problem: ndryshe nga ajo që shumë prej nesh mendojnë, Egjipti nuk është kryeqyteti botëror i piramidave dhe e as i Afrikës veriore.

Ky nder i takon fqinjit të Egjiptit, Sudanit.

Po, vendi me numrin më të madh të piramidave në botë është Sudani. Ai ka 200 deri në 250 piramida, krahasuar me 138 të Egjiptit.

Piramidat në Sudan janë ndërtuar nga anëtarët e Mbretërisë së Kush-it, një qytetërim i lashtë që ka sunduar zonën përgjatë Lumit Nil nga 1070 para erës sonë deri 350 të erës sonë.

Banorët e mbretërisë adoptuan të gjitha aspektet e kulturës egjiptiane, që nga perënditë deri tek shkrimi hieroglifik. Pas rënies së Perandorisë egjiptiane në 1070 pes, kushët ruajtën zakonet e tyre dhe ndërtuan piramidat e tyre.

Piramidat përdoreshin si varre për mbretërit dhe mbretëreshat.

Video