Gjoksi i peshon 10 kilogramë, ylli i “Only Fans” ankohet se nuk mund të ecë dot

22 Shtator 2022, 10:58Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Shumë vite më parë, burri elefant apo gruaja me mjekër hoqën dorë nga performancat në cirqe dhe panaire, por "tendat" që tërheqin kaq shumë spektatorë të sëmurë, nuk janë zhdukur.

Tani ato janë zhvendosur në rrjetet sociale, ku parakalojnë personazhet e paradës së monstrave të shekullit të 21-të. Maria Magdalena është një prej tyre.

Kjo modele kanadeze, siç përcaktohet në publikime të ndryshme, është bërë e famshme për dhjetëra operacionet plastike me të cilat ka deformuar trupin dhe fytyrën.

Në moshën 30-vjeçare, ajo grumbullon 160 mijë ndjekës në Instagram, të cilët ndjekin aventurat e saj  nëpër sallat e operacionit dhe në përditshmërinë e saj surreale. Karriera e saj është ndërkombëtarizuar falë “Only Fans”, ku është një yll, veçanërisht pasi u transferua në Los Angeles, ku jeton aktualisht.

Maria Magdalena ka qenë sërish në qendër të medieve rozë, pasi u ndalua të hipte në avion për shkak të shfaqjes së gjoksit të saj 10 kilogramësh më shumë seç duhet. Kjo ndodhi në një fluturim nga Toronto në Bostonit, ku ajo hipi e veshur me geta dhe sytjena sportive.

Në deklaratën e saj, ajo shpjegoi se ndihej e diskriminuar dhe "e dehumanizuar".

Tani Maria ka zbuluar se varësia ndaj implanteve ekstreme mund ta detyrojë që të përdorë një karrige me rrota, sepse nuk mund të ecë. “Gjoksi dhe të pasmet e mia janë aq të rënda sa nuk m’i mbajnë dot gjunjët, këmbët i kam gjithmonë të fryra”, u tha ajo ndjekësve të saj.

Modelja, e cila ka të gjithë trupin e saj të tatuazhuar, e bëri operacionin e parë në moshën 21-vjeçare, kur punonte si striptiste. Që atëherë ajo nuk ka ndaluar: sytë, hundën, buzët (aq të fryra sa nuk mund t'i mbyllë), liposuksion , transferim i yndyrës ...madje  edhe një operacion për zmadhimin e vaginës, i kryer në Kolumbi në 2018 dhe në të cilin ajo pothuajse vdiq. Për të mos folur për implantet , të panumërta dhe aq të ekzagjeruara sa janë bërë në mënyrë klandestine dhe i kanë rrezikuar jetën. Së fundmi asaj iu desh t'i nënshtrohej një operacioni për shkak se implantet e pasme filluan të kalben, siç ka rrëfyer edhe ajo.

Para se të bëhej e varur nga operacionet, Maria Magdalena ishte një vajzë normale , siç shihet në llogarinë e saj në Instagram, ku ka postuar disa imazhe të viteve më parë. Zeshkane, e bukur dhe e dobët. Është e vështirë të dallosh në ato foto gruan aktuale, për të cilën dihet pak informacion për jetën e saj private.

Ajo e përcakton veten në profilin e saj si një artiste, “vajzë të egër”, një adhuruese e qenve dhe admiruese e Nënë Terezës. Me sa duket, familja e saj, me bindje të thella fetare, vjen nga Meksika. Ajo ka tre vëllezër dhe jeton me disa qen/ VoxNews

Video