Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Gazetari Bledi Mane ditën e djeshme ishte në nominim të vështirë me Luizin dhe Kiarën, por ai vendosi të dalë nga shtëpia e Big Brother Vip, pa dëgjuar vendimin e publikut me arsyetimin se nuk dëshiron të ndajë çiftin.
Një ditë më pas, ai ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku falenderon mbështetësit, por edhe kritikët ndaj tij.
"FALEMINDERIT, gjithkujt pa përjashtim që nga përkrahësi më i zjarrtë e deri te kritiku më i thekur në rrugëtimin tim të shkurtër por mbresëlënës në Big Brother Vip Albania!" shkruan Bledi krahas fotos së tij.
Ndërkohë sot nga shtëpia e Big Brother, u largua edhe Valbona Mema.