“Këta si puna e këtij i kapim në...”, Flor Binaj godet Meritonin dhe i del në mbrojtje Ledjonës: S’të paskan lënë pa Esma

21 Shkurt 2024, 18:05Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Flor Binaj godet Meritonin dhe i del në mbrojtje Ledjonës

Aktori dhe prezantuesi i emisionit investigativ Piranjat, Flor Binaj ka postuar një foto në rrjetin social “Instagram”, përmes së cilës dënon gjestin e Meriton Mjekiqit dhe i del në mbrojtje koleges së tij, Ledjona.

Meritoni ka kaluar këto ditë duke i përmendur vazhdimisht Ledjonës emrin e vajzës me qëllim që ta bëjë të qajë.

Reagimi i Florjanit ka qenë therës, ndërsa ka shkruar: “Me sjellje si të këtij ne i kapim te Piranjat!”

Duke nënkuptuar punën që bën Ledjona dhe kolegët e saj, për të vënë para drejtësisë, persona që shantazhojnë apo përndjekin vajzat.

“Këta si puna e këtij i kapim në...”, Flor Binaj

 

Ndërkohë që në një tjetër postim, ai ironizon Sarën, duke e krahasuar me personazhin e famshëm të Esmasë, e cila la familjen dhe fëmijët e saj, për të jetuar një histori të shkurtër jashtë martesore.

“A i ka Bardhi 2 mln lekë në xhep”, shkruan ai, duke iu referuar një batute që u bë virale, thënë nga bashkëshorti i Esmasë.

“Këta si puna e këtij i kapim në...”, Flor Binaj

Video