Keni pasur një iPhone 4S? Apple ju shpërblen me 15 dollarë

6 May 2022, 18:16Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Keni pasur një iPhone 4S? Apple ju shpërblen me 15 dollarë

Një grup prej 100 personash përdorues të telefonave iPhone 4S vendosën të padisin Apple në dhjetor të 2015-s për përditësimin e iOS9 që u nxorri pajisjet e tyre jashtë përdorimit.

Në padi ata kërkuan 5 mln dollarë si dëmshpërblim për shkak se Apple u kishte premtuar që sistemi i ri i operimit do t’i bënte telefonat e tyre që të punonin më mirë dhe më shpejtë, ndërkohë që në të vërtetë ky sistem i nxorri jashtë pune këta telefona.

Apple refuzoi që të paguajë 5 mln dollarë dhe në vend të kësaj ka zgjedhur që të paguajë 4 herë më shumë, pra 20 mln dollarë. Kaq është shifra që kompania ka vënë në dispozicion për të gjithë përdoruesit që kanë pasur telefona iPhone 4S, të cilët pas përditësimit u ka dalë pajisja jashtë funksionit. Sipas përllogaritjeve, secili prej tyre do të përfitojë nga 15 dollarë.

Për këtë qëllim, Apple tha se do të krijojë një seksion në faqen e vet zyrtare, ku personat që kanë pretendime dëmshpërblimi duhet të plotësojnë një formular që të provojë se kanë pasur një iPhone 4S dhe se janë dëmtuar nga përditësimi i iOS 9.

Padia ndaj Apple u ngrit nga Chaim Lerman dhe 100 klientë të tjerë nga Nju Jorku dhe Nju Xhersi, të cilët akuzuan kompaninë se i nxorri me vetëdije jashtë përdorimit iPhone 4S pas përditësimit të iOS 9.

Paditësit pretenduan se kompania e keqinterpretoi përditësimin iOS 9 si të pajtueshëm me iPhone 4S (që doli në 2011) në faqen e saj të internetit, duke premtuar se do të sjellë performancë më të shpejtë. Në vend të kësaj përditësimi ndaloi të gjitha aplikacionet, përfshirë aplikacionin Phone dhe i bëri pajisjet iPhone 4S plotësisht të padobishme.

Paditësit thanë se kompania minoi me qëllim performancën e iPhone 4S në mënyrë që ata të mos kishin zgjidhje tjetër përveç se të blinin një telefon të ri.

 


Video