Kejvina Kthella kapet "mat" me të dashurin gjatë pushimeve (Foto)

18 September 2022, 13:49Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kejvina Kthella kapet "mat" me të dashurin gjatë pushimeve

Kejvina Kthella është ndër personazhet më të lakuar në shtypin rozë. Kjo jo vetëm nga postimet provokuese por edhe për shkak të jetës së saj private. Edhe së fundmi modelja seksi po bëhet kryefjalë në mediat rozë, pasi është fotografuar me të dashurin misterioz në Prishtinë.

Fotot dhe videot janë publikuar nga “N’Zoom”, ku mes të tjerash raporton se “Kejvina është në një lidhje dashurie dhe çifti më i ri i showbizit po drekonte në një nga restorantet në periferi në Prishtinës.”

Kujtojmë se pak kohë më parë modelja i dha fund lidhjes së saj me një biznesmen shqiptar. Ajo ishte shfaqur shpesh krah tij në rrjetet sociale dhe ndonëse zgjidhte t’ja mbulonte fytyrën, modelja konfirmoi këtë histori dashurie që e jetonte mes Tiranës dhe Dubait. Por pa u mbushur viti nga postimet gjithë dashuri, edhe kësaj lidhjeje i ka ardhur fundi.

 



Video