Fotoja e Donaldit dhe Borës bëri xhiron e rrjetit, Beatrix i “përshëndet” me gishtin e mesit: “Kurrë mos ndiq një k*rvë” (VIDEO)

17 September 2022, 20:42Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fotoja e Donaldit dhe Borës bëri xhiron e rrjetit, Beatrix i
Bora, Donald dhe Beatrix

Ndarjet, bashkimet, tradhtitë mes Bora Zemanit dhe Donald Veshajt janë kthyer në telenovelën e vitit.

Historia e tyre mori një vëmendje të madhe në periudhën e “Big Brother Vip” dhe vazhdon edhe sot të ndiqet.

Së fundmi bënë xhiron e rrjetit disa foto ku dukeshin moderatorja dhe aktori duke darkuar në një restorant në Prishtinë.

Fotoja e Donaldit dhe Borës bëri xhiron e rrjetit, Beatrix i

Ndonëse me kapele u munduan të fshiheshin, nuk ia dolën duke qarkulluar tashmë me shpejtësi në internet.

Këto imazhe sigurisht nuk i shpëtuan as Beatrix Ramosajt, e cila është pala e tretë në këtë histori. Ajo ka reaguar në mënyrën e saj duke ndarë një video me trendin e famshëm të TikTik “Mask Off Challenge.”

Fraza “mask off” është një referencë për heqjen e një fasade dhe zbulimin e së vërtetës nën të.

Në zërin e përdorur nga Trixa dëgjohet të thuhet:

“Ndiq një çek (parash), kurrë mos ndiq një k*rvë / Maskën e vënë, f**k it, hiqe maskën”.


Këngëtarja e ka shoqëruar videon edhe me gjeste duke treguar gishtin e mesit me një qeshje ironike, si për të treguar se nuk i intereson më.

Më herët Bora Zemani ia doli të jetë përsëri në qendër të vëmendjes me postimin e fundit në Instagram, u pa në makinë duke dëgjuar e kënduar këngë popullore për Vlorën. Siç dihet tashmë ajo dhe Donaldi janë nga Vlora.

Megjithatë, ajo që të tërhoqi më shumë vëmendje ishte fakti se Bora ishte e shoqëruar nga dikush tjetër në makinë. Kjo u vu re pasi personi në fjalë, i cili kudo në rrjet aludohet se ëshë Donaldi, fishkëllen duke tërhequr vëmendjen e moderatores.

Gjatë videos Bora vijon të këndojë dhe nuk e zbulon fytyrën e personit që e shoqëron, duke u komentuar përsëri në rrjet.


Video