“Kam gjetur dashurinë”, Stefi nis një lidhje te re 7 vite pas vdekjes së gruas

14 May 2022, 00:22Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Kam gjetur dashurinë”, Stefi nis një lidhje te re 7 vite
Stefi Prifti

Në dhjetor të vitit 2015, u nda nga jeta bashkëshortja e këngëtarit të mirënjohur Stefi Prifti. Ky lajm ishte i trishtë dhe të gjithë sytë u kthyen nga Stefi.

7 vite pas këtij momenti të hidhur në jetën e tij, Stefi konfirmon për moderatoren Ester Bylyku, për herë të parë se më në fund e ka gjetur dashurinë.

Ester Bylyku: Në një të ardhme, ndoshta të largët, ndoshta të afërt, a je i hapur për ta gjetur sërish dashurinë?

Stefi Prifti: Mendoj se e kam gjetur.

Ester Bylyku: Kjo do të thotë që Stefin e kemi në një lidhje.

Stefi Prifti: Po

Në vazhdim të intervistës në 'Glamour Zone', Endri rrëfeu dhe porosinë e fundit të bashkëshortes së ndjerë, e cila i kërkoi të vazhdonte jetën e tij dhe të kujdesej për vajzat.


Video