Këngëtari Shemsi Krasniqi, i njohur si Shemi i grupit “Ilirët”, pretendon se është ndaluar mbrëmjen e djeshme nga Policia, teksa ishte nisur drejt Prishtinës për të kënduar në "Sunny Hill Festival".
Në një postim në rrjetet sociale ai akuzon Dukagjin Lipën, babain e Dua Lipës, se ka urdhëruar arrestimin e tij, pasi janë përplasur për shkak se ai nuk e lejon që të këndojë këngë për Adem Jasharin.
Ai shton më tej se do të shkojë sot sërish sot dhe do të këndojë në "Sunny Hill Festival" dhe se nuk asgjë që ta ndalojë.
Postimi i tij:
Te dashur qytetar. Sot me ka ndodh diqka qe kur ne jete se kisha prit.U nisa ne Germi ne Sunny Hill si pjesmares pa nje pa dy nje polic zyrtar me emrin Shkelzen Xhafa urdheroi te me prangosin pa e ba nje te keqe dhe asnji polic tjeter nuk donte ta beje kete ky matrapaz edhe i denoi disa police pse nuk i perfillen urdhrat e ti ky torrollak qart ashte pagu nga Dugagjin Lipa te me sjell ne kete gjendje se une jam perqare me Dugin se i jam betu ne dy femi te mi se kam me dal me kendu kangen e ADEM JASHARIT e ai ashte betu ne tre femi se nuk ka mem leju.Neser une kam me dal me kendu ate kang le te merr sa te doje para Shkelzen Xhafa po une kam me dal.Shihemi ne Sunny Hill Shemi iliret Xhamadanin dhe Adem Jasharin...kanga e legjendarit ashte hiti ma i madh per momentin vetem Dugagjin Lipes i pengon krejt stafin nalt e ka me shkie edhe policet e din dhe ju pengon vetem Shkelzen Xhafes jo se e ka haraqin aty.Zoti i nimofte popullit shqipetar.Shemi iliret.
