“Jemi në STADIUM, apo në STRIPTIZËM”, POLEMIKA pas shfaqjes së “papërshtatshme” të gazetares së sportit në ndeshjen Juve-Inter!

19 Shkurt 2025, 11:50Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO: Eleonora Incardona

Eleonora Incardona është kthyer në personazhin e momentit në Itali, duke tërhequr dhe vëmendjen e mediave botërore.

Kjo, pasi u shfaq në stadiumin e Juventusit në ndeshjen kundër Interit, duke marrë në intervistë për DAZN, disa nga protagonistët dhe analistët sportivë.

Por ajo që tërhoqi vëmendjen, nuk ishin pyetjet e saj, por veshja, që nga shumë shikues u konsiderua si e papërshtahme.

“Po kjo kush dreqin është”, “Si mund të shkohet në punë kështu”, “Jemi në stadium, apo në striptizëm”, ishin disa nga komentet në rrjet.

Incardona bëri paraqitjen e parë të rëndësishme pikërisht në ndeshjen Juventus-Inter dhe natyrisht që ia arriti të tërheqë vëmendjen.

Por duke shkaktuar polemika, me DAZN që akuzohet për seksizëm, duke nxjerrë një gazetare të veshur ashtu.

Por televizionet italiane tashmë na kanë mësuar me këto, dhe për fat të keq, shpesh kopjohen nga televizionet në Shqipëri.

Video