Ekskluzive/ Zbulohet moderatorja e re e emisionit "Për Shqiptarët" në Top Channel

18 Shkurt 2025, 17:45Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Elvis Naçi

Rikthehet në Top Channel emisioni “Për Shqiptarët”.

Nga 21 Shkurti në orën 21:00 nis sezoni i dytë, por me një ndryshim të madh.

Vox News mëson se në krah të Elvis Naçit nuk do të jetë më Marina Vjollca, por moderatorja e njohur Bora Zemani.

Ekskluzive/ Zbulohet moderatorja e re e emisionit "Për
Bora Zemani

Programi që bën bashkë të gjithë shqiptarët për të dhënë shpresë, kurajo dhe realizuar ëndrra vjen në sezonin e dytë nën moderimin e Elvis Naçit, që bamirësinë e ka kthyer në një kauzë mbarëshqiptare dhe Bora Zemanit, raporton Vox News.

“Për shqiptarët” është emisioni më emocionues, pasi protagonistët e vetëm janë njerëzit e thjeshtë me historitë e tyre frymëzuese.

©CopyrightVoxNews
Ky artikull është ekskluziv i VoxNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Video