“Eskortat hiqen si këngëtare për t’u shitur shtrenjtë”, Zhaku: Të legalizohet pro*titucioni, ofrohet nga njerëz me aftësi dhe profesionalizëm

18 Shkurt 2025, 17:17Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Inida Gjata

E ftuar sot në “Live From Tirana” ishte Inida Gjata për të folur për një sërë masash që ajo mendon se duhen marrë në vendin tonë.

Zhaku u shpreh lidhur me legalizimin e prostitucionit duke thënë se duhet të ndodhë tashmë. Ajo ka një këndvështrim ndryshe dhe mendon se ky shërbim duhet të futet në sistem. Sipas Zhakut, ato që njihen si eskorta, apo prostituta të nivelit të lartë, shpesh maskohen si këngëtare apo pjesë e shoëbizit për t’u shitur sa më shtrenjtë.

“Legalizimi i prostitucionit është një biznes që ecën. Ka në Shqipëri, plot është. Besoj që ndodh në të gjitha shtresat. Edhe në botën e shoëbiz-it është shumë e dukshme. Një pjesë e madhe e videoklipeve është një lloj reklame që bëjnë eskortat. Pjesa më e madhe është për të shitur veten si eskorta. Bëjnë si këngëtare. Besoj se e shesin veten shtrenjtë se dhe jeta që bëjnë është e shtrenjtë”, u shpreh ajo

Çfarë përfitimesh do sillte legalizimi?!

“Bëji të vetëpunësuara, futi taksat, futi në sistem është realiteti.. Do krijonte një paqe sociale, njerëzit do ishin më të qetë. Këtu të gjithë janë të inkriminuar. Njerëzit që janë marrë me këtë gjë janë nga njerëzit më inteligjentë. Ky shërbim ofrohet prej 30 vitesh. Janë shërbime që në Shqipëri janë të ofruara më shumë aftësi dhe profesionalizëm”, tha ajo.


Video