“Kush është ky”, Gjesti ngatërron figurën e Çerçiz Topullit me Jezusin (VIDEO)

19 Shkurt 2025, 09:31Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjesti

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4, banorët kanë marrë disa dhurata.

Një nga dhuratat që tërhoqi më shumë vëmendje ishte një bluzë e dhuruar për Gjestin, në të cilin ishin të vizatuara tri figura historike: Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, komandanti legjendar Adem Jashari dhe luftëtari patriot Çerçiz Topulli.

Por një moment i çuditshëm dhe njëkohësisht humoristik ndodhi kur Gjesti, duke parë figurat, kishte vështirësi të njihte Çerçiz Topullin.

Ai e ngatërroi me Jezusin, duke ngjallur reagime dhe të qeshura mes banorëve. Pasi vërejti paqartësinë e tij, ai pyeti banorët e tjerë se kush ishte në të vërtetë figura e tretë në vizatim.

Ky episod u bë menjëherë viral në rrjetet sociale. 

Gjesti ka deklaruar edhe më parë se "nuk e ka pasur qejf shkollën". Kjo mbase tregon edhe mungesën e njohurive nga ana e tij.

Video