
Vetëm pak ditë na ndajnë nga startimi i edicionit të dytë të “Dancing With the stars”, ku gjithçka duket gati tani për të mirëpritur VIP-at në pistën e kërcimit. Deri më tani janë zbuluar emrat e parë të konkurrentëve që do të marrin pjesë në spektakël.
Disa prej tyre deri më tani janë: politikani, Saimir Korreshi, këngëtarja Enxhi Nasufi, Atlanta Kërçyku dhe blogerja e njohur Sara Karaj.
E së fundmi, është zbuluar dhe emri i konkurrentit të radhës, i cili është ish-banori i ‘Big Brother VIP 2’, Armaldo Kllogjeri.
Madje ditën e djeshme, lajmin se Maestro do të jetë pjesë e spektaklit e zbuluan burimet pranë “Panorama Plus”, ku thuhet se konkurrente do të jetë dhe këngëtarja e njohur Fifi.
Edhe këtë vit, emisioni që do të drejtohet nga Bora Zemani dhe pritet të nisë muajin e ardhshëm Kujtomë se Ilir Shaqiri ka konfirmuar tashmë se do të jetë ai kryetari i jurisë së këtij spektakli. Fituesit e edicionit të parë ishte Sara Hoxha dhe partneri i saj i kërcimit Luixhino duke marrë kështu çmimin e madh prej 50 mijë euro.