Irlanda gjobit me 400 mln euro Instagramin: Nuk mbrojti të dhënat e fëmijëve

6 September 2022, 21:07Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Irlanda gjobit me 400 mln euro Instagramin: Nuk mbrojti të dhënat e

Autoritetet irlandezë kanë gjobitur Instagramin me 405 milionë euro për shkeljen e privatësisë së fëmijëve. Hetimi i gjatë kishte të bënte me të dhënat e fëmijëve, veçanërisht numrat e tyre të telefonit dhe adresat e emailit.

Meta, kompania që zotëron Instagramin tha se kishte në plan të apelonte vendimin. Kjo është gjoba e tretë që kjo kompani merr në Irlandë.

"Ne miratuam vendimin tonë përfundimtar të premten e kaluar dhe ai përmban një gjobë prej 405 milion euro”, tha Komisioneri i Mbrojtjes së të Dhënave të Irlandës (DPC).

Një zyrtar i Meta tha për BBC News: "Ky hetim u fokusua në cilësimet e vjetra që i përditësuam më shumë se një vit më parë dhe që atëherë kemi lëshuar shumë veçori të reja për të ndihmuar në mbajtjen e adoleshentëve të sigurt dhe informacionin e tyre privat. Çdokush nën 18 vjeç e ka automatikisht llogarinë e tij private kur i bashkohet Instagramit, kështu që vetëm njerëzit që njohin mund të shohin se çfarë postojnë dhe të rriturit nuk mund t'u dërgojnë mesazhe adoleshentëve që nuk i ndjekin.

Zyra e DPC rregullon kompanitë e mëdha të teknologjisë me seli europiane në Republikën e Irlandës. Ajo asnjëherë nuk ka dhënë një gjobë kaq të madhe për një shkelje të Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave të Bashkimit Evropian.

Por vitin e kaluar, ajo gjobiti ËhatsApp 225 milion euro, ndërsa autoriteti i të dhënave të Luksemburgut gjobiti Amazon me 746 milion euro rekord.

 


Video