Ilir Shaqiri dhe bashkëshortja e tij, Emanuela Morini kurorëzuan këtë të shtunë dashurinë e tyre me një ceremoni martesore në një restorant pranë bregdetit në Durrës. Në dasmë kanë qenë mbi 100 të ftuar, familjarë të çiftit dhe miqtë e tyre, ku nuk munguan dhe disa prej ish-banorëve të "Big Brother Vip".
Por, nga ish-banorët e BBV që nuk shkuan, përveç mungesës së Sabianit që u komentua shumë, mungonte dhe aktorja Monika Lubonja, prej të cilës ka ardhur një reagim së fundmi. E pyetur nga ndjekësit e saj gjatë një bashkëbisedimi në Instagram, Monika shprehet se nuk ka marrë një ftesë për të qenë në dasmë, pasi Ilirit i ka ngelur hatri me të.
"Pse nuk shkova në dasmën e Ilirit? Nuk më ftoi, fare e thjeshtë, nuk më ftoi. I ka ngel hatri vllaçkos" - shprehet Monika duke e shoqëruar me disa të qeshura këtë deklaratë.
Kujtojmë se gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother Vip, Monika dhe Iliri ishin herë herë miq të ngushtë dhe herë armiq, por duket se tashmë që nodhen jashtë saj, duket se nuk i flasin më njëri-tjetrit.