Video: Ish-kampioni e pëson keq, qeni i tij e kafshon në organin gjenital

31 May 2022, 11:52Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Video: Ish-kampioni e pëson keq, qeni i tij e kafshon në organin

Sensacioni i internetit, njëherazi ylli i YouTube, Logan Paul tregoi edhe një herë fuqinë e “fiction”, por këtë herë ngjarja u duk mjaft e natyrshme.

Një video që po bëhet ‘virale’ në internet tregon vëllain e tij të madh, në një situatë të pakëndshme.

Në Instagram, ish-kampioni shumëvjeçar i peshave të rënda të UFC ndau klipin gazmor të stërvitjes së Logan Paul dhe qenit të tij. 27-vjeçari shihet pranë një pishine jashtë duke tërhequr qenin e tij me një litar.

Në një moment kur po e tërhiqte litarin drejt vetes, qeni i tij kërcen dhe e kafshon në organet gjenitale.

Paul ka mbi 20 milionë ndjekës në rrjetet sociale dhe është bërë i famshëm duke filmuar një sërë videosh komike. Paul, i cili luftoi për herë të fundit kundër Floyd Mayweather në një ndeshje që u mbyll në barazim, nuk ka një kundërshtar në botën e boksit për momentin.

Megjithatë, duket se ai hyri në një duel të improvizuar me qenin e tij. Megjithëse është e vështirë të shihet shkalla e dëmtimit të 27-vjeçarit, sigurisht që kafshimi i qenit nuk ishte një moment i këndshëm për të.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Logan Paul (@loganpaul)

 


Video