Kanye West dhe Bianca Censori u shoqëruan nga policia pas “Grammy 2025”, pasi bënë debutimin e tyre tronditës në tapetin e kuq.
Policët e nxorën jashtë dhe e shoqëruan çiftin, pas "momentit të çmendur të veshjes që ata tërhoqën në tapet".
Bianca Censori ishte e pranishme në ceremoninë e Grammy Awards, ndërsa ishte kujdesur për të lënë gjurmë të paharrueshme, shkruan Page Six.
E pikërisht veshja e saj, që ishte asgjë.
E shoqëruar nga Kanye West, që ky i fundit bëri një rikthim surprizë në tapetin e kuq, Censori u shfaq fillimisht e veshur me një peliçe të zezë.
Teksa Kanye pozonte për fotografët, Bianca u kthye me shpinë dhe hoqi peliçen duke zbuluar se nuk kishte veshur asgjë, veç një fustani tërësisht të tejdukshëm duke ekspozuar plotësisht pjesët intime.
Fustanin ajo e kishte kombinuar me taka transparente, flokë të mbledhur topuz dhe grim minimalist.