Futbollisti i Real Madridit, Vinicius Junior, po përflitet fuqishëm në media për një histori dashurie që po trondit jo vetëm botën e sportit, por edhe atë të showbiz-it.
Vinicius është lidhur me Virginia Fonseca, një prezantuese dhe sipërmarrëse braziliano-amerikane, e cila është nëna e tre fëmijëve dhe u divorcua pak muaj më parë nga këngëtari Ze Felipe.
Lidhja e tyre u bë publike kur Virginia publikoi një foto në rrjetet sociale që tregonte qartë marrëdhënien e tyre.
Por historia nuk mbaron këtu.
Portalet spanjolle dhe braziliane zbuluan edhe mesazhe ku Vinicius korrespondonte me gra të tjera, duke nxjerrë në pah tradhtinë ndaj të dashurës së tij të mëparshme, influencueses braziliane Maria Julia Mazzali, me të cilën ishte në një lidhje prej vitit 2019.