Bëhet viral reagimi i Rita Orës kur i vendosin në skenë këngën e Dua Lipës (Video)

8 Tetor 2025, 13:02Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, është bërë virale në rrjetet sociale pas një momenti të papritur gjatë një performance në një emision televiziv në Francë.

Marrëdhënia e dy artistëve shqiptare me sukses global, Rita Ora dhe Dua Lipa, është komentuar shpesh në media për një rivalitet të heshtur mes tyre, duke qenë se të dyja kanë ngjitur majat e muzikës ndërkombëtare.

Gjatë pjesës së intervistës ku zhvilloheshin lojëra muzikore, Rita Ora u përball me një sfidë për të gjetur këngën që lëshohej në skenë.

Menjëherë sapo filloi të luhej kënga “Houdini” e Dua Lipës, pas vetëm pak sekondash, ishte vetë Rita ajo që e zbuloi menjëherë titullin dhe emrin e artistes.

Ky reagim i shpejtë, ku Rita u tregua pa komplekse përballë një rivaleje të përfolur, shkaktoi shumë komente në rrjet.

Disa fansa e vlerësuan gjestin e saj, ndërsa të tjerë shprehën bindjen se ajo “priti pak sekonda për të thënë emrin, përkundër se e dinte me të parën,” duke e bërë videon menjëherë virale.


Video