Roza Lati bën dedikimin e ndjerë për Xhonatan Islamin (Foto)

8 Tetor 2025, 10:48Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Prezantuesja Roza Lati ka shuar të gjitha dyshimet dhe zërat në rrjetet sociale për një krizë apo ndarje të mundshme me partnerin e saj, Xhonatan Islami, pas disa veprimeve që nxitën aludime.

Ditët e fundit, në rrjet u përfol për një ndarje të çiftit, pasi u vu re se fotot e tyre të përbashkëta ishin fshirë nga llogaritë personale në rrjetet sociale, një veprim që zakonisht shoqëron fundin e një lidhjeje.

Megjithatë, fundin e këtyre spekulimeve e ka sjellë vetë Roza Lati. Ajo ka postuar në Instagram një foto ku shfaqet së bashku me Xhonatanin, teksa ecin në një vijë këmbësorësh, duke i mbajtur dorën njëri-tjetrit.

Ajo e ka shoqëruar imazhin me një dedikim të shkurtër, por domethënës, duke shkruar: “…sepse s’ja lëshuam dorën njeri tjetrit asnjë moment.”

Ky postim shërben si një konfirmim i qartë se lidhja mes tyre është ende e fortë, duke hedhur poshtë me elegancë të gjitha thashethemet që qarkulluan në media dhe në rrjetet sociale pas fshirjes së fotove.

Roza Lati bën dedikimin e ndjerë për Xhonatan Islamin (Foto)


Video