Videot “reels” me inteligjencë artificiale të “Sora”-s pushtojnë Instagramin dhe TikTok-un

8 Tetor 2025, 21:14Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Reels me inteligjencën artificiale të Sora 2

ChatGPT ka prezantuar pak ditë më parë përditësimin e fundit të shërbimit të tyre të inteligjencës artificiale, Sora 2, për krijimin e videove.

Me këtë risi, OpenAI prezantoi edhe opsionin e krijimit të videove të shkurtra, të quajtura si “reels”, tërësisht me anë të inteligjencës artificiale.

Madje, në faqen e sora, ata i kanë dedikuar një vend të caktuar këtyre “reels” të krijuar nga përdoruesit nga e mbarë bota, ku mund të bëni “scroll”, pafundësisht duke parë video nga më të çuditshmet, me tema nga më të ndryshmet të gjitha të krijuara nga IA.

Disa prej tyre janë aq reale sa që është e vështirë t’i dallosh, nëse nuk do të ishte për një logo të vogël “Sora” që lëviz në video.

Por ajo që s’pritej është se një lumë me video të inteligjencës artificiale tashmë kanë pushtuar rrjetet sociale si TikTok dhe Instagram.

Ndoshta nuk është e largët koha kur do të na duhet të shohim me orë të tëra video të gjeneruara nga IA, deri sa të arrijmë te një që është reale.


Video