
Në politikë, por jo vetëm, ajo shquhet për natyrën e drejtpërdrejtë që ka.
E kemi fjalën për Rudina Hajdarin, që ndonëse disi më e distancuar nga politika, gjithnjë është në ndjekje të zhvillimeve të ngjarjeve në vendin tonë.
Si një personazh shumë i dashur edhe larg fokusit politikë, jeta e saj private ka qenë shpesh herë në fokus të mediave, pasi edhe vetë ajo është treguar transparente teksa ka folur për këtë pjesë.
Ishte vera e shkuar, kur u zbulua edhe lidhja e re e ish-deputetes me Tan Kazazin, një regjisor i njohur në vendin tonë.
Ka qenë vetë Rudina, që në rrjetet sociale ka publikuar edhe fotot me partnerin e saj të ri.
Por pas gati 1 vit lidhjeje, duket se diçka ka ndodhur mes kësaj dysheje kaq simpatike.
Nëse i hedhim një sy rrjeteve sociale, Tani dhe Rudina nuk ndiqen më me njëri-tjetrin.
Nga ana tjetër, në profilet e tyre janë zhdukur të gjitha pozat që kishin së bashku, duke na bërë të mendojmë se kjo lidhje po përballet me një krizë në këtë momente.
Në profilin e ish-deputetes postimet e reja janë përgjithësisht nga udhëtimet e ndryshme që ajo ka bërë, por dukshëm në to mungon Tani.
Nga ana tjetër, regjisori, postimet e tij i ka më të pakta, ku e vetmja shenjë e Rudinës, është një foto e bërë mes miqsh dhe të afërm të tyre, në vitin e shkuar.
Vetë protagonistët e kësaj historie deri më tani nuk kanë preferuar që të flasin publikisht për romancën e tyre, ndaj edhe duket disi e vështirë që të flasin rreth mundësisë së krizës që po kalojnë, pas gati 1 viti lidhjeje.