Reperi Kanye West kalon çdo limit, publikon këngën “Heil Hitler”

8 Maj 2025, 20:23Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kanye West, Ye / Videoklipi i këngës Heil Hitler

Reperi kontrovers Kanye West, i njohur edhe si Ye, ka publikuar një këngë të re të quajtur 'Heil Hitler', së bashku me një videoklip muzikor në stilin militant.

Videoklipi muzikor i këngës Heil Hitler tregon një grup burrash me ngjyrë në formacion duke kënduar 'Ni**a Heil Hitler' disa herë. Burrat mbajnë veshur lëkurë dhe koka kafshësh.

West këndon gjithashtu "Unë u bëra nazist, unë jam horr".

Në fund të këngës, West përfshin një klip audio të Adolf Hitlerit duke mbajtur një fjalim. Sipas gazetës Jerusalem Post kripi është marrë nga fjalimi i Hitlerit në vitin 1935 në fabrikën Krupp në Gjermani. Këtu, ai mund të dëgjohet duke thënë "[Nëse] mendoni se puna ime është e drejtë, nëse mendoni se kam qenë i zellshëm, se kam punuar, se ju jam përkushtuar gjatë viteve, se e kam përdorur kohën time me dinjitet në shërbim të popullit tim. Hidhni votën tuaj tani. Nëse "PO", atëherë më mbroni, ashtu siç unë ju mbrojta!"

Kënga ka gjithashtu disa referenca për fëmijët e tij, duke përfshirë tekste të tilla si "këta njerëz më marrin fëmijët, pastaj më mbyllin llogarinë bankare, kam kaq shumë zemërim brenda meje, nuk kam asnjë mënyrë ta nxjerr".

Raportohet se kënga është bllokuar nga çdo platformë e transmetimit të muzikës.

Data e publikimit të këngës, e enjte, më 8 maj, ka marrë shumë kritika, duke qenë se përkon me ditën e fitores në Evropë, e cila nderon fitoren e Aleatëve mbi nazistët.

CEO i Komitetit Hebraik Amerikan (AJC), Ted Deutch, e quajti këngën "antisemitizëm i hapur".

"Ye po përfiton nga urrejtja ndaj hebrenjve dhe industria e muzikës duhet të ngrihet dhe të flasë kundër këtij turpi."

Vetëm një ditë më parë, West publikoi në X duke thënë: "E dua Hitlerin". Kjo i bashkohet një linje të gjatë ankesash dhe veprimesh antisemite nga reperi me bazë në SHBA.

Në mars, ai sulmoi hebrenjtë për gjoja kontrollin e bankave, medias dhe mendjeve, duke thënë "Antisemitizmi është e vetmja rrugë drejt lirisë". Një muaj më parë, ai filloi të shiste një bluzë me një kryqin nazist në markën e tij të veshjeve Yeezy.

Video