Moderatorja e njohur nga Kosova, Elita Rudi ka festuar ditën e djeshme (e martë) ditëlindjen e saj.
Ajo ka kremtuar këtë 29-vjetor të lindjes në Turqi së bashku me partnerin e saj, Gjikon si dhe fëmijët e tyre.
Së fundmi, Elita ka pozuar disa poza hot me bashkshortin e saj me rastin e ditëlindjes së saj. Ata kanë pozuar në resortin ku po kalojnë pushimet dhe shfaqen shumë të lumtur me njëri-tjetrin.
Ndërkohë që sollën imazhe e video të ndryshme, një dedikim i veçantë nuk mungoi sërish nga reperi pejan. Ky i fundit në një mënyrë tregoi se Elita qëndron gjithnjë në krahun e tij, pavarësisht sfidave të jetës.
“Sfidat e jetës shkojnë e vijnë e ty të kam gjithmonë në krahun tim. Urime ditëlindja dashuri të paçim gjithmonë”, ka shkruar Gjiko.
Çifti vlen të ceket se janë të martuar prej disa vitesh dhe kanë bashkë dy fëmijë: Zërin dhe Botën. Shikoni më poshtë fotot hot të Elitës dhe Gjikos.