FOTO/ Do të bëjë "vetingun" e doganierëve, REAGON moderatorja!

22 September 2024, 14:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO/ Do të bëjë "vetingun" e doganierëve, REAGON
Ester Bylyku

Moderatorja Ester Bylyku, e cila prej 9 vitesh ka moderuar emisionin “Glamour Zone”, ka ndërmarrë një hap të ri në karrierën e saj.

Bylyku nga ambientet e një limuzine ku realizonte intervistat për emisionin e saj do të kalojë në zyrën drejtuese të policisë gjyqësore që do të bëjë procesin e vetingut në Doganat shqiptare.

Tani, të gjithë doganierët do të merren në pyetje prej saj. Moderatorja ka reaguar me anë të një story me veshje zyre: “Më mirë me kostum”.

FOTO/ Do të bëjë "vetingun" e doganierëve, REAGON

E përfshirë prej shumë kohësh në botën e showbizz Esteri tanimë do të duhet të vishet vetëm me kostume zyrtare për të kryer më së miri detyrën e re.



Video