Ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla ka lënë qelinë, pasi përfundoi dënimin me dy vite burg të dhënë nga Gjykata e Posaçme, për veprën penale “të shpërdorimit te detyrës” dhe “shkelje të barazisë në tendera”.
SPAK kërkoi fillimisht 3.6 vite burg për Lefter Allën, por me gjykim të shkurtuar, ai u dënua me 2 vite e 4 muaj heqje lirie dhe dënim plotësues që për 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik.
Në dhjetor të vitit 2023, ish-kryebashkuaku i Bulqizës kërkoi nga Gjykata e Posaçme që ta shpallë të pafajshëm.
Alla u akuzua, gjykua dhe dënua, pasi sipas hetimeve të SPAK, favorizoi një të afërmin e tij, duke i dhënë një tender me vlerë 3 mln euro.
Ish-kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla në bashkpunim me ish zyrtaret e bashkisë favorizoi dy kompani gjatë procedurës së prokurimit publik me qëllim që më pas punimet për ujesjellesin t’i kryejë kompania ‘OE 2AF Albania shpk’, e cila është ne administrimin e të afermit të Allës, Aqif Konesha. Kompanitë që dolën fituese të tenderit kishin ‘BOE Egland shpk’ dhe ‘BE-IS shpk’.
Pasi i shpallen fituese keto firma, punimet per uijesjellesin realizoheshin nga firma ‘OE 2AF Albania shpk’. Behet fjale per tenderin “Ndertimi rrjetit furnizimit dhe rrjetit shperndares Ujesjellesi dhe ndertimi i rrjetit te KUZ , Lagja e vjeter, qyteti Bulqize, Bashkia Bulqize”, me vlere rreth 3 mln euro, me afat kohor 10 mujor. Kompanitë që dolën fituese të tenderit kanë si administrator Rasim Dacin, për ‘BOE Egland shpk’, ndërsa administratori i 'BE-IS shpk’, është Kastriot Ibrahimaj.