
Aktorja e njohur hollivudiane, Gwyneth Paltrow, ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe ndjekësve të saj në rrjetet sociale me një video të publikuar së fundmi në Instagram, ku shfaqet duke përgatitur mëngjesin në mënyrë mjaft të pazakontë, pa veshur një bluzë.
Në videon e postuar të shtunën, më 14 qershor, 52-vjeçarja shfaqet në kuzhinën e saj, e veshur vetëm me një palë pantallona të shkurtra të bardha, me kamerën e vendosur në mënyrë që ta tregojë nga pas.
Paltrow përgatit një pjatë të pasur me proteina që e quan “boyfriend breakfast” (mëngjes për të dashurin), e frymëzuar nga kuzhina toskane.
View this post on Instagram
“Një pjatë me shumë proteina, e frymëzuar nga Toskana, me salçiçe vendase, fasule të bardha, spinaq, domate qershi dhe vezë natyrale”, shkroi ajo në përshkrimin e videos.
Përveç ushqimit të shijshëm, videoja ofron edhe pamje nga ambientet e brendshme të kuzhinës së Paltrow, si dhe një moment relaksues teksa ajo shijon mëngjesin në verandë me pamje nga malet.
Postimi u bë viral brenda pak orësh, duke ndezur reagime të shumta në rrjet për natyrshmërinë dhe guximin e aktores, e cila është gjithashtu e njohur për stilin e saj minimalist dhe për qasjen e drejtpërdrejtë ndaj jetës personale.