
Djali problematik i këngëtares Cher, Elijah Blue Allman, thuhet se ka pësuar mbidozë në Kalifornian Jugore gjatë fundjavës.
Një burim i tha TMZ se fëmija më i vogël i artistes legjendare, të cilin ajo e kishte me të ndjerin Gregg Allman, "u dërgua me urgjencë në spital në Joshua Tree, Kaliforni, pas mbidozës herët të shtunën në mëngjes".
Media raportoi gjithashtu se nuk dihet "se çfarë droge po përdorte" dhe se ai "po merr kujdesin më të mirë të mundshëm".
Burimi i brendshëm shtoi se Allman është "shumë me fat që ka mbijetuar".
TMZ raporton se nëna e tij është e përqendruar "të bëjë gjithçka që mundet për t'i siguruar atij ndihmën që i nevojitet" dhe është e shqetësuar vetëm për mirëqenien e djalit të saj.
Në vitin 2014, Allman zbuloi se kishte filluar të përdorte drogë, si marihuanë dhe ekstazi, në moshën 11 vjeç dhe detajoi disa nga pasojat e mbidozës.