"Çfarë do më shumë njeriu?", pas përfundimit të BBV, ja si po e shijon fitoren Egla Ceno

9 Qershor 2024, 13:48Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Pasi fitoi edicionin e tretë të Big Brother Vip Albania, Egla Ceno ka fituar edhe një publik të madh të cilët e mbështesin dhe e përkrahin.

Kohët e fundit përveçse brenda shtëpisë së BBV, Egla është kritikuar shumë për sjelljen e saj dhe madje është komentuar për meritën e çmimit të fituar. Por mesa duket, aktorja ka vendosur të lërë paksa pas zhurmën e edicionit të tretë të BBV dhe të fokusohet tek miqtë e saj, me të cilët ka zgjedhur të kalojë këtë fundjavë.

Përmes një galerie fotosh të publikuara në profilin e saj të Instagramit, Egla ka publikuar disa fotografi ku shihet në shoqërinë e disa mikeshave.

“Çfarë do më shumë njeriu? Miq të mirë, perëndim spektakolar, bukë e krype dhe zemër”, shkruan fituesja e BBV bashkangjitur posimit të saj.



Video