Ekskluzive/ Agron Llakaj merr drejtimin e Portokallisë, largohet Salsano Rrapi

20 Gusht 2026, 19:00Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Agron Llakaj dhe Salsano Rrapi

Sezoni i ri televiziv në Top Channel do të nisë me risi të shumta. Pas ndryshimeve në emisionin “Përputhen”, ndryshime të rëndësishme priten në sezonin e ri të spektaklit të humorit “Portokalli”.

Sipas burimeve të Vox News pranë televizionit, aktori dhe moderatori i njohur Agron Llakaj pritet të marrë drejtimin e programit

Ky zhvillim vjen pas largimit të moderatorit Salsano Rrapi nga “Portokalli”, ndërsa Ilir Muhametaj do të vazhdojë të jetë regjisor i spektaklit të humorit.

Megjithatë, largimi i Salsano Rrapit nga “Portokalli” nuk nënkupton largimin e tij nga Top Channel.

Burime për Vox News pranë televizionit, bëjnë me dije se me aktorin dhe moderatorin e njohur janë zhvilluar negociata për përfshirjen e tij në një tjetër emision të Top Channel.

Rikthimi i Agron Llakajt në drejtimin e “Portokallisë” pritet të sjellë surpriza për spektaklin e humorit.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016


Video