Ndryshime moderatorësh në Top Channel, largohet Megi Pojani nga “Përputhen”, ja kush e zëvendëson

20 Gusht 2026, 16:35Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Megi Pojani

Risi të shumta priten në ekranin e Top Channel me nisjen e sezonit të ri televiziv. Një prej programeve që pritet të sjellë surpriza është “Përputhen”, ku këtë sezon do të ketë ndryshime në drejtimin dhe prezantimin e emisionit.

Sipas burimeve të Vox News, Ronaldo Sharka dhe Heidi Baci do të jenë figurat e reja që do të shoqërojnë “Përputhen” në sezonin e ri.

Ndryshime moderatorësh në Top Channel, largohet Megi Pojani nga
Ronaldo Sharka dhe Heidi Baci

Ronaldo Sharka do të ketë gjithashtu edhe rolin e autorit të emisionit, duke u përfshirë kështu në mënyrë të drejtpërdrejtë në përmbajtjen dhe konceptimin e programit.

Ndërkohë, Megi Pojani pritet të largohet nga drejtimi i “Përputhen”. Ende nuk dihet se çfarë pozicioni do të marrë ajo në Top Channel apo nëse do të jetë pjesë e një tjetër projekti televiziv.

Ndryshimet vijnë në prag të sezonit të ri, ndërsa shtatori pritet të sjellë surpriza të shumta dhe risi në programacionin e televizionit më të madh kombëtar shqiptar.


Video