E provokoi me këngën e Unikatilit, zbulohet pse Fero rrahu qytetarin brenda makinës

25 July 2022, 18:58Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E provokoi me këngën e Unikatilit, zbulohet pse Fero rrahu qytetarin
Fero dhe Unikatil

Është zbuluar arsyeja pse reperi nga Kosova rrahu me grushte dhe shkelma një qytetar brenda makinës, pamje të cilat bënë xhiron e rrjetit.

Avokati i reperit, Egzon Halimi, ka treguar se konflikti fizik ka ndodhur për shkak se personi që ndodhej brenda makinës kishte vendosur një këngë të Unikkatilit. Ai gjithashtu ka thënë dhe se personi brenda makinës e ka sharë dhe ofenduar Feron.

Egzon Halimi, avokati mbrojtës tha se ngjarja ka filluar pasi qytetari i cili po kalonte në rrugë me veturë ka ofenduar dhe ka sharë Feron.

“Rasti ka ndodhur përderisa Fero ka qënë duke pirë kafe me disa fëmijë që ishin fansa të tij, të cilët i ka taku rastësisht para banesës së vet, pastaj ka kalu me kerrë një djalë i cili ka ofenduar dhe e ka sharë reperin Fero, ky nuk ka reaguar. Por personi me veturë është kthyer përsëri duke lëshuar një këngë të Unikkatilit në të cilën shahet në familje Fero dhe këtu u nervozu ai dhe e ka sulmuar. Ata nuk i njeh nuk kanë pasur asnjë problem më herët ka qënë aty për aty”, ka thënë avokati i reperit për mediat kosovare.

Pas publikimit të pamjeve, Fero u arrestua sot nga Prokuroria Themelore e Gjilani e cila njoftoi se i është caktuar ndalimi prej 48 orësh.


Video