Twitter deklaron humbje, 30 mln dollarë shpenzoi vetëm për blerjen nga Musk

25 July 2022, 17:39Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Twitter deklaron humbje, 30 mln dollarë shpenzoi vetëm për

Twitter shpenzoi 33 milion dollarë për marrëveshjen e propozuar të Elon Musk për të blerë kompaninë midis prillit dhe qershorit 2022.

Kompania tha gjithashtu se numri i përdoruesve të tij mujor ditor ishte rritur në 237 milionë, por raportoi një humbje neto prej 270 milionë dollarësh, që ishte më e keqe se sa pritej.

Musk që atëherë ka ndryshuar mendje për blerjen dhe një datë gjyqi është caktuar tani për në tetor, ku Twitter kërkon që ta detyrojë Musk që ta përmbyllë blerjen.

Nëse Musk do të refuzojë, atëherë Twitter shpreson që të paktën të sigurojë 1 miliard dollarë që është garancia e vendosur në rast se njëra prej palëve tërhiqej nga marrëveshja.

Twitter nuk pranoi të diskutonte rezultatet e fundit financiare, duke përmendur "blerjen në pritje" si arsye.

Raporti mbulon periudhën nga prilli deri në qershor 2022. Twitter ka dyfishuar përpjekjet kundër llogarive padëshiruara dhe false në platformë - arsyeja që Elon Musk kishte dhënë për përfundimin e marrëveshjes.

"Ne kemi kryer një rishikim të brendshëm të një mostre llogarish dhe vlerësojmë se mesatarja e llogarive false, ose të padëshiruara gjatë tremujorit të dytë të 2022 përfaqësonte më pak se 5 për qind të [përdoruesve aktivë mujorë] tanë gjatë tremujorit," tha Twitter.

Në vitin 2021, të ardhurat e Twitter ishin 5 miliardë dollarë, por në 12 muajt e fundit aksionet e tij kanë rënë me 45 për qind.


Video