Antonela Berisha është një ndër vajzat më të komentuara në vend.
Pas hyrjes në “Për’Puthen” dhe pas hyrjes në BBV ku mori famë, Antonela do të jetë pjesëmarrëse në edicionin e këtij viti të ‘Sanremo’.
Ajo pritet të jetë kumbara e javës në edicionin e Sanremos. Per mediat Antonela tregoi se është e angazhuar me aktivitetet e paradites para spektaklit, kryesisht në intervista me VIP-at italianë.
“Jam mësuar në televizionet shqiptare, këtu është ndryshe. Ndihesh shumë se di të them, kënaqësi e madhe, rashë direkt në sy me këto veshjet, kishin mbet me gojë hapur”, u shpreh Berisha
Mirëpo Antonela veçse si një influencere, njihet edhe për lidhjet e saj me një biznesmen të njohur në vend. Bëhet fjalë për Mir Pepa, kunati i Antonelës, te cilin në çdo dalje të saj nuk lë vend pa e përmendur.
Por kush është Mir Pepa? Ky i fundit është një biznesmen i njohur në vend, që dikur ka qenë në lidhje me motrën e Oriola Marashit.
Pepa njihet nga të gjithë si një nga personat më të pasur në Shqipëri, për të është folur edhe me herët që ka qenë në lidhje me disa nga modelet më seksi shqiptare, e po ashtu ai bie shumë në sy për stilin e jetës së shfrenuar dhe të shtrenjtë që ka.