E ftoi në emision, Stresi publikon bisedën me moderatoren: A ja vlen me ba burg për ty? (Foto)

6 Gusht 2024, 23:48Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Stresi / Alba Vukaj

Reperi Stresi është shpallur sot në kërkim nga Policia e Kosovës. Ai akuzohet se ka ndihmuar në rrahjen e tiktokerit Medi Iseni në një klub nate në Pejë.

Pavarësisht kësaj, ai bëri një postim në Instagram, ku publikoi një pjesë të bisedës me Alba Vukajn, e cila e ftoi në emisionin e saj televiziv.

Në chat ai e pyet Albën se ku bëhet emisioni, dhe ajo i përgjigjet që në Kosovë.

Më pas reperi ia dërgon postimin e Policisë së Kosovës, ku shihet se ai është i kërkuari, dhe i shkruan “A ja vlen me ardh me ba burg për ty”, duke e pasuar me një të qeshur.

Video