“Ditë gri do vijnë”, pse Kristi po i bën presion Maestros?

5 Shkurt 2023, 18:18Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kristi dhe Armaldo

Kjo javë pritet të ketë debate të shumta, kjo pasi Luizi premtoi hakmarrje për grupin e Oltës, pas eliminimit të Efit.

Armaldo i cili është pozicionuar në krah të Luizit, shpesh herë bën biseda edhe me anëtarët e grupit të Oltës.

Duke folur me Kristin dhe Oltën, mes tyre nuk munguan ironitë dhe komunikimet me kode.

Kristi i tha Armaldos se në shtëpi do të vijnë ditë gri dhe për këtë të përgatitet.

Maestro u shpreh se ai ka disa ditë që i bën presion, duke i thënë që do vijnë ditë të zeza.

Kristi tha se ditë gri, do të thotë që ai nuk e ka idenë se çfarë po ndodh në shtëpi.

 

 

Video