Cristiano Ronaldo prek me mesazhin për Jotan: Ishim bashkë në kombëtare! Ti sapo u martove...

3 Korrik 2025, 13:45Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Cristiano Ronaldo ka prekur me mesazhin ngushëllues për familjen e Diogo (Jota) dhe Andre Silva, dy vëllezëve futbollistë që u ndanë nga jeta në një aksident rrugor.

"Nuk ka kuptim. Vetëm para pak ditësh ishim bashkë në ekipin kombëtar, ti sapo ishe martuar. Familjes tënde, gruas dhe fëmijëve të tu, u dërgoj ngushëllimet e mia dhe ju uroj gjithë forcën e botës. E di që do të jesh gjithmonë me ta. Pusho në paqe, Diogo dhe André. Do të na mungosh të gjithëve", shkruan Ronaldo.


Video