
Ish-konkurrenti i Për’puthen, Atdhe Xharavina ka sqaruar statuset e dyshimta në rrjetet sociale, të cilët ndjekësit i konsideruan si thumbim ndaj “ribashkimit” të Bora Zemanit dhe Donald Veshajt.
Atdheu publikoi në Instastory disa foto në të cilat edhe pse nuk përmend emra, nga ndjekësit është interpretuar si një ironi ndaj ribashkimit të ish-çiftit. Kraha tyre ai shkroi: “Dikur nga fundi më tha njeri i vogël. Por para dashurisë jemi të vegjël të gjithë”- shoqëruar me disa emoji duke qeshur.
Ditën e sotme ai ka sqaruar statuset, duke konfirmuar se shkrimet e tij nuk kanë lidhje fare me Bora Zemanin.
“Bëhet nami dhe e marrin për persona të tjerë. Po tash unë jam në lidhje unë me dikë tjetër, prandaj e vura një story tjetër shumë më përpara me një bold dhe mua më ka shku mesazhi aty ku dua unë s’më plas fare se çfarë shkruajnë të tjerët. Është Instagrami im, bëj ca të dua. Mesazhi im ka shkuar ku unë kam dashur. S’ka të bëjë fare me Bora Zemanin”– tha ai në “Abc News.”
Sa i përket lajmeve për ribashkimin e dyshes Bora-Donald, Atdheu tha se iu uron suksese, ndërsa shtoi se Beatrix është viktima.
“I dëshiroj shumë suksese. E kam parashikuar që do të ndodhë, më ka ardhur shumë mirë që po ndodh kjo. Dhe nëse janë bashkuar, më vjen shumë mirë. E kam ditur që Beatrix është viktima”– tha ish-konkurrenti.