Arilena nuk i lë vend imagjinatës, shfaqet tejet provokuese për ditëlindjen e saj, komentuesit e masakrojnë (FOTO)

18 Korrik 2024, 21:38Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arilena Ara

Arilena Ara ka festuar të mërkurën ditëlindjen e saj të 26-të me të afërm e miq të ngushtë.

Përpos urimeve të shumta, ajo që ra në sy ishte veshja që Arilena kishte zgjedhur për këtë ditë të veçantë të saj.

Këngëtarja kishte veshur një fustan rrjetë, tejet provokues, ku ka ekspozuar dhe linjat e saj trupore.

Në rrjetet sociale, ajo që u vu re ishin dhe komentet e shumta negative, ku ndjekësit kishin kritikuar këngëtaren për këtë zgjedhje, ndërsa disa i vinin në pah luksin e shfrenuar që sipas tyre nuk e justifikon dot.

Si çdo vit, edhe kësaj radhe Arilena  organizoi një festë ku kishte të ftuar personat e zemrës, ku ndër ta ishe dhe partneri i saj, Popi Kola.

 

Video