Aktorja Angelina Jolie në mënyrë surprizuese ka vizituar Ukrainën. Siç raporton “Daily Mail”, ylli i Hollywood është fotografuar në një bar në Lviv, në perëndim të Ukrainës. Tabloidi britanik ka postuar edhe videon e aktores të veshur me rroba sportive.
“Asgjë speciale. Jam në Lviv. Shkova të pija një kafe. Jam Angelina Jolie. Ukraina mbështetet nga e gjithë bota”, shkruan ukrainasja Maya Pidhorodetska në Facebook, duke shpërndarë imazhet e Jolie në kafene që më pas u morën dhe nga gazetat “Kyiv Independent” dhe nga “Daily Mail”.
Imazhet tregojnë aktoren 46-vjeçare, që është edhe e dërguar speciale e OKB-së për refugjatët, ndërsa hyn në një bar e veshur casual dhe me një çantë shpinë, ndërsa përshëndet të pranishmit duke buzëqeshur. E njohur menjëherë nga fansat ukrainas, Jolie ndaloi edhe për të firmosur autografe.


Ylli i Hollywood ka takuar disa refugjatë në një stacion treni në qytetin e Lvivit, por edhe fëmijë në një shkollë të këtij qyteti
⚡️Another video of Angelina Jolie from a boarding school in Lviv. pic.twitter.com/IysFvw5ZDm
— Flash (@Flash43191300) April 30, 2022