Kush puth më mirë, Beatrix apo Bora, përgjigjet Donaldi

30 April 2022, 15:27Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kush puth më mirë, Beatrix apo Bora, përgjigjet Donaldi
Donaldi dhe puthjet me Boren dhe Beatrix

Donald Veshaj ka qenë në qendër të vëmendjes muajt e fundit për shkak të situatave që nisën në Big Brother.

Fillimisht me takimin me Bora Zemanin kur ishte në Big Brother VIP e më pas me romancën që nisi me Beatrix Ramosaj. Kur doli nga shtëpia e famshme, i dha fund me këtë të fundit dhe pak kohë më pas, konfirmoi se po përpiqej të rikthehej me moderatoren.

Dje në puntatën e parë të emisionit të tij, gjatë lojës që po bënin, Donaldi i është përgjigjur disa pyetjeve pikante.

“Kush puth më mirë, një këngëtare apo një moderatore?”, ishte pyetja që i bëri Romeo.

“Unë mendoj një këngëtare që më pas bëhet moderatore”, u shpreh Donaldi, ndërsa publiku bërtiste ‘moderatore’.


Video