Pas përballjes së ashpër mes Johhny Depp dhe Amber Heard, gjykata e Los Anxhelosit vendosi në favor të aktorit.
Aktorja e “Aquaman” duhet t’i paguajë ish-bashkëshortit të saj një total prej 10 milionë dollarësh, pasi u shpall fajtore për shpifje.
Amber, e sfiduar financiarisht, së fundmi ka shitur vilën e saj në shkretëtirën e Kalifornisë jugore për vlerën 1.5 milionë dollarë.

Sipas mediave të huaja, 36-vjeçarja e kishte blerë vilën para pandemisë dhe që atëherë vlera e saj ishte rritur, duke bërë që Heard të fitojë rreth 500,000 dollarë më shumë.
Johnny Depp e paditi Amber Heard për shpifje për një artikull të shkruar në “Washington Post” në Dhjetor 2018, ku 36-vjeçarja pretendonte se Depp kishte abuzuar me të gjatë kohës që ata ishin bashkë.