Pas ndarjes nga këngëtarja Fjolla Morina biznismeni Fisnik Syla është komentuar shumë në mediat rozë.
Kohët e fundit ai është përfolur për një romancë me moderatoren RTV Ora-s, Ester Bylyku, e emisionit “Glamour zone”. Zërat nisën pas detajeve të kapura në postimet e tyre në rrjetet sociale.
Së fundmi, Fisniku Syla ka konfirmuar përmes një fotoje në SnapChat lidhjen e tij të dashurisë. Ai shihet dorë për dore me një vajzë teksa shijojnë pamjen e bukur të Zvicrës.
Nuk dihet nëse vajza në krah të tj është Ester Bylyku. Pak kohë më parë, edhe kjo e fundit publikoi një foto me partnerin duke treguar vetëm pak nga ai, që ngjason shumë me Fisnikun, duke lënë të mendohet se aludimet janë të vërteta. Megjithatë deri tani nuk ka asnjë konfirmim nga asnjëra palë.