“A ka diçka më tepër se shoqëri mes Oltës dhe Kristit?”/ Kush e bëri pyetjen anonime dhe kamera që u fokusua tek Amos

1 February 2023, 19:11Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“A ka diçka më tepër se shoqëri mes Oltës dhe
Banoret e BBVIP

Gjatë javës banorët e “BBV” patën mundësinë që t’i drejtojnë njëri-tjetrit pyetje anonime, përgjigjet e të cilave i dhanë përballë njëri-tjetrit.

Pyetja që habiti dhe që u komentua më shumë nga banorët, ishte ajo drejtuar Kristit. Ky i fundit pyetej nëse ka ndjenja për Oltën dhe ka diçka më shumë se shoqëri në marrëdhënien e tyre.

“Autori” i kësaj pyetjeje preferoi të mbetej anonim, madje edhe gjatë Prime-it të mbrëmshëm askush nuk foli kur Luizi pyeti se kush e kishte bërë pyetjen, duke e vlerësuar pyetjen si shumë të shëmtuar, pasi Olta është e martuar.

Por, një detaj i rëndësishëm i ka bërë ndjekësit të mendojnë se pyetja mund të jetë bërë nga Amos Zaharia. Kur po diskutohej rreth kësaj pyetje, e cila u përmend nga Luizi, kamera fokusoi gjatë gjithë kohës Amosin dhe reagimi i tij la pikëpyetje te ndjekësit.

“Jam kurioz të di një pyetje që i është bërë Kristit e cila ka qenë, “A ka diçka më tepër se shoqëri mes teje dhe Kristit? A ka ndjenja Kristi?” Ai që e ka bërë nuk është femër, por mashkull. Ishte një pyetje shumë e shëmtuar dhe e ulët, nuk e kuptoj ku ka dashur të arrijë personi që e ka bërë”, tha Luizi gjatë Prime-it.

Ndjekësit kanë shprehur përmes komenteve dyshimet e tyre për mikun e Oltës, Amos Zaharian, megjithatë ky i fundit qëndroi i heshtur kur kjo pyetje u diskutua.


Video