Dy drone brenda pak minutash për Luizin në "BBV", çfarë shkruhej në to (FOTO+VIDEO)

1 February 2023, 14:38Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dy drone brenda pak minutash për Luizin në "BBV",
Banorët e BBV

Këngëtari Luiz Ejlli duket se është një nga banorët më të preferuar të publikut brenda shtëpisë së "Big Brother Vip Albania". 

Për të, shkojnë pothuajse çdo ditë drone nga fansat e tij mbi shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke i përcjellë mesazhe të ndryshme.

Dronet nuk kanë munguar as ditën e sotme, ku gjatë drekës, i kanë shkuar jo një por dy të tillë dhe për shkak të kohës me diell, banorët kanë qenë jashtë dhe kanë patur fastin ta lexojnë.

Droni i parë, ishte një foto e Luizit dhe Kiarës për ditëlindjen e kësaj të fundit me mbishkrimin "Shqipëria ju do".

Ndërsa droni i dytë ishte me mbishkrimin "Valencia me Luanin! Miqtë e tu jemi ne populli jashtë! Ne besojmë tek ty. Love you grupi "LEK"", duke iu referuar grupit Luiz, Efi, dhe Kiara.


Dy drone brenda pak minutash për Luizin në "BBV",


Video