Olta nuk mban nga nervat, përplas filxhanin në tokë. Luizi i dërgon një tjetër filxhan: Thyeje edhe këtë (VIDEO)

1 February 2023, 16:43Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Olta nuk mban nga nervat, përplas filxhanin në tokë. Luizi i
Çfarë ndodhi në shtëpinë e BB VIP2?

Olta Gixhari nuk i ka mbajtur dot nervat sot dhe ka përplasur filxhanin e kafesë. Që kur doli jashtë i tha Valbona Memës dhe Luiz Ejllit se ishte zgjuar shumë e mërzitur.

Më pas shkoi të rrinte vetëm në një cep ku shpërtheu në lot. Oltës iu afrua Valbona dhe Armaldo Kllogjeri për ta qetësuar, por dukej sikur ajo ishte mjaft keq emocionalisht.

Pjesë nga biseda:

Olta: Mua më shqetëson një gjë, se pse për të ngritur Efin më ulin mua. Kjo më shqetëson shumë. Ngrije mo vlla Efin, bëje mbretëreshë, bëje ça të duash. Pse duhet të më ulesh mua? Kaq. Këtë nuk e duroj dot. Pashë edhe çunin dhe them pse duhet ta vazhdoj këtë budallallëk. Kam jetën shumë të bukur jashtë dhe rri e stresohem këtu. Marr goditje pafund. Unë e di çfarë kam kuptuar? Nuk kanë faj as ato, unë e ndjej se jam e keqkuptuar.

Armaldo: Nuk është vendi jot këtu do thuash

Olta: Jam e keqkuptuar, nuk e dija se isha kaq e keqkuptuar në shoqëri. Sepse në jetën time kam bërë jetë shumë të mbyllur. Kam pasur 3-4 shoqet e mia që i kam nga 15 vjet, 25 vjet, që nuk kam nevojë të shpjegohem fare. Çfarëdo budalliku të nxjerr nga goja e dinë mirë, më njohin shumë mirë dhe qeshim e të gjitha. Tani që kam dalë nga rrethi i ngushtë, unë qenkam shumë e keqkuptuar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Pak më vonë shkon Luiz Ejlli pranë saj me një filxhan në dorë dhe e pyet nëse e do për ta thyer. Këtu ndërhyn Armaldo që i thotë ‘vjen e bën humor pa lidhje’.

Pjesë nga biseda:

Olta: Unë nuk di, kaq. Unë nuk di të transmetoj ndjenjat dhe mendimet e mia. I transmetuakam gabim, se nuk e kanë fajin këto që më keqkuptojnë. Faji është i imi që nuk di ti transmetoj

Luizi: Do e thyesh?

Olta: Jo

Luizi: Merre

Olta: Lëre këtu

Luizi: E kam prej mend

Olta: Nuk e dua tani

Luizi: Kur të duash më thuaj, ta sjell se kërcet më fort

Armaldo: Vjen bën humor pa lidhje

Olta: Nuk ka gjë

Luizi: Nuk është humor, do me shfry.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)


Video